Ekzekutimi i Eglantina Bucit / Zbardhen dëshmitë e të dashurit dhe e të fejuarit që i gjeti familja

15:33 09/09/20201min117
640-0-5f55fecb8536c-1

Është zbardhur dëshmia e të ‘fejuarit’ dhe të dashurit të Eglantina Bucit, 23 vjeçares që u ekzekutua nga babai dhe vëllai në 2012 në Malin me Gropa pasi nuk pranuan lidhjen e saj.

Bashkëjetuesi i Eglantinës ka deklaruar se me anëtarë të familjes Buci, janë takuar në Tiranë dhe se ata nuk e pranonin lidhjen mes tyre.

Më pas pa dëshirën e tyre, familjarët vendosën që ta fejojnë të renë me një djalë tjetër. Pasi i kanë bdarë me zor, i dashuri ka thënë se ka hequr dorë nga lidhja me të.

Nga ana tjetër në prokurori është pyetur dhe i fejuari që kishte zgjedhur familja. Ai ka thënë se asnjëherë s’ka qëndruar me Eglantinën edhe pse familja i kishte shpallur të fejuar.

“Mos më vrit, më fejoni me kë të doni”, këto janë fjalët e Eglantinës para se të vritej me plumb në ballë nga vëllai i saj në prani të dëshmitarit të penduar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto