Ekzekutimi i dy të rinjve në Malësi të Madhe, vihet në pranga babai i autorit të ngjarjes

09:49 09/10/20201min158
iPiccy-collage-2

Është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës, babai i Daniel Pepajt, Rrok Pepaj, lidhur me vrasjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe.

Mësohet se ai është arrestuar nga policia pasi dyshohet se ka lidhje me ngjarjen, ku djali i tij vrau me armë zjarri Vilson Çutaj dhe Klement Pepajt në malin e fshatit Vrith.

Ata ishin ekzekutuar me armë zjarri tip kallashnikov, ku trupi i Vilsoni ishte i bërë shosh nga plumbat.

Ndërkohë Klement Pepaj kishte marrë disa plumba në shpinë. Në kërkim është Daniel Pepaj, autori i dyshuar i kësaj vrasje të dyfishtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto