Ekzekutimi i Devi Kasmit / Gjykata merr vendimin fatal për oficerin e forcave speciale greke

12:59 10/09/20202min106

Screenshot_2-18

Gjykata e Posaçme ka marrë sot vendimin për grekun, Efthimio Efthimious, i akuzuar për vrasjen e Devi Kasmit, ngjarje e ndodhur më 29 janar të vitit 2018 në Tiranë.

Për të, Gjykata ka vendosur ‘burgim të përjetshëm’, dënim ky, i cili përputhet edhe me pretencën e Prokurorisë, që kishte kërkuar të njëjtën masë sigurie për ish-efektivin e forcave speciale greke, burgim të përjetshëm për ekzekutimin e Kasmit.

Për të bashkë-pandehurin tjetër në këtë proces, Elton Halipajn, Gjykata vendosi ta dënojë me 33 vite burg, 2 vite më pak nga sa kishte kërkuar Prokuroria.

Kujtojmë që, Efthimious ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij si ekzekutor i Devi kasmit, por me sa duket Gjykata e Posaçme ka qenë e bindur për fajësinë e grekut.

Ja çfarë deklaronte Efthimious për vrasjen e Kasmit:

Oficeri i forcave speciale greke asokohe, deklaroi se në Shqipëri kishte ardhur për gjueti, pasi ai dhe miku i tij janë të pasionuar pas gjuetisë.

Efthimious i dyshuar si personi që vrau Kasmin, pati ankesa për mënyrën se si transportohet nga paraburgimi në gjykatë, ndërsa tha se ndihej i pasigurt për jetën.

Gjatë kësaj seance, dhanë dëshminë edhe dy persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë okularë të vrasjes.

Pretendimet e Prokurorisë:

Sipas Besnik Muçit, prokurorit të çështjes, Aurel Hoxhallari, Eftimius Eftimiu dhe Elton Halipaj kanë vepruar në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për të përgatitur dhe kryer vrasjen e Devi Kasmit.

Prokuroria u shpreh se plani është përgatitur disa muaj para se të realizohet krimi, ndërsa Aurel Hoxhallari, i cili dyshohet se është porositësi, njiheshin me Efthymious Efthymiu prej vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto