Ekzekutimi i biznesmenit/ Policia tregon çfarë u gjet në makinën e autorit, ishte nisur me…

11:29 17/10/20203min225
arma-himar

Përveç armës kallashnikov me të cilën kreu vrasjen, Kliti Lekës i është gjetur në makinën e tij edhe një pistoletë e cila është sekuestruar gjithashtu.

Autori i dyshuar i vrasjes së biznesmenit Niko Goro në Himarë, duket se ishte nisur me synimin për ta çuar deri në fund qëllimin e tij, ekzekutimin e 51-vjeçarit.

Autori u kap në vendin e quajtur “Livadhet”. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

marketi niko

Himarë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin e dhënë për kapjen e autorit të vrasjes në Himarë si dhe për gjetjen e armës kallashnikov, ju informojmë se:

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të automjetit kanë gjetur dhe një tjetër armë zjarri të tipit pistoletë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin se me cilën prej armëve të sekuestruara, autori ka kryer krimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *