Eksperti i PD-së i përgjigjet Çomos: E vërteta sipas mjekëve të Infektivit. Antivirali mungon në spital, njerëzit e blejnë vetë

17:23 04/11/20203min69
Koduzi1-676x450

Eksperti i shëndetësisë në PD, Gazment Koduzi i është përgjigjur shefes së Infektivit Najada Çomo në lidhje me medikamentin antiviralin Remdesivir, pasi kjo e fundit tha se e siguronte vet spitali.

Përmes një reagimi në “Facebook”, Koduzi theksoi se është për të ardhur keq që Çomo keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. Demokrati tha se shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.

REAGIMI I PD-SË
Është për të ardhur keq q shefja e infektivit, Dr.Najada Çomo, keqpërdoret nga qeveria për të mbuluar të vërtetën. E vërteta është ajo që tha kreu i opozitës sot Lulzim Basha. Shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet.
Vetë mjekët e COVID 1 dëshmojnë se njerëzit e blejnë vetë antiviralin, që duhet të ishte falas në spital. Në foto dëshmia e mjekut të infektiviti, Dr.Renato Osmënaj. 👇

72072428 Dc96 45a3 A8a4 0bffc41d6f96

Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto