EKSKLUZIVE/ Çarje e fortë LSI-PD? Zbulohet lista me 25 emra që ka vënë në diskutim koalicionin mes dy partive

12:31 09/09/20203min177
640-0-5e4c238f6470b

Kreu i Shtetit, Ilir Meta pas konsultimit që pati me partitë politike, vendosi që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të mbahen me 25 prill të 2021.

Edhe pse opozita prej më shumë se tre vitesh mori aksione të shumta për t’i shkurtuar ditët kësaj qeverie, nuk mundi që t’ja dilte mbanë.

Tashmë është një realitet krejt ndryshe nga se ishte disa muaj më parë, dhe opozita është pajtuar me idenë se vetëm përmes datës 25 prill mund të vijë në pushtet.

Megjithatë, palët kanë ende kundërshti të shumta lidhur me ndryshimet e Kodit Zgjedhor që ka paralajmëruar mazhoranca siç është edhe koalicionet parazgjedhore, për të cilat opozita është shprehur se ato duhet të jenë siç kanë funksionuar deri tani.

Por, duke marra parasysh që Rama mund të mos tërhiqet nga propozimi për të mos pasur koalicione parazgjedhore, LSI ka filluar lëvizjet e para.

Burime të sigurta për Descript.al bëjnë me dije se Lëvizja Socialiste për Integrimi, i ka dërguar një listë me 25 emra Partisë Demokratike, si pjesë e listave të përbashkëta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

LSI ka kërkuar që këto 25 emra të jenë në vende të sigurta, që ata të fitojnë mandatin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Një burim nga selia blu i tha Descript.al se lideri i opozitës, Lulzim Basha e ka hedhur poshtë në mënyrë kategorike këtë listë, duke e futur marrëdhënien mes LSI dhe PD, në një ngërç.

Përgjigjja negative e Bashës për listën në fjalë, ka sjellë irritim në kampin e LSI, duke bërë që prej disa ditësh të ketë një ftohje në komunikimin midis dy palëve.

Descript.al ka mësuar se si PD po ashtu edhe LSI, po mendojnë që të futen në zgjedhje më vete, ku secila parti do të formojë koalicion më vete me disa prej partive të vogla opozitare.

Megjithatë, vendimi i Kuvendit të Shqipërisë për të lejuar apo penguar koalicionet zgjedhore, do të sjellë edhe zhvillime të tjera politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto