EKSKLUZIVE/ Borxh 230 milionë lekë për të ngrënë, zbardhet debati i Kushtës në bashki për Flamurtarin

19:35 30/10/20202min96
27197091-8A7B-4128-A2A9-DF4A8896A13A

Rëndohet edhe me tepër situata te Flamurtari dhe është e kuptueshme që arsyeja ka të bëjë me borxhet e mbartura. Një lajm bombë vjen në prag të sezonit të ri. Flamurtari duhet t’i paguajë 230 milionë lekë të vjetra restorantit, ku kanë drekuar dhe darkuar futbollistët dhe stafi teknik gjatë viteve të fundit.

Istref Karafili, pronari i restorantit “Forchetta”, e kishte hedhur në gjyq klubin vlonjat sepse nuk ishte shlyer sipas kontratës që kishin firmosur palët. Për rreth 5 vjet, klubi ka pasur marrëveshje me këtë restorant dhe pronari Karafili, pasi situata me pagesat u bë shqetësuese, iu drejtua gjykatës që tashmë i ka dhënë të drejtë. Pasi fitoi gjyqin, pronari i restorantit i është drejtuar Bashkisë së Vlorës, ku kërkon ekzekutimin e vendimit.

Por në bashki ka marrë përgjigjen se detyrimi nuk është i saj, por i administratorit aktual të klubit, Sinan Idrizit.

56BF7EE4-4290-45F4-92B9-744E40936644

DEBATET NË KËSHILL

– Çështja në fjalë është disku- tuar gjerësisht edhe gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ku ka pasur jo pak debate. Sokol Kushta, ish-lojtari i shquar i Flamurtarit ka kërkuar të qartësohet nga personat kompetentë në bashki se si do të zgjidhet kjo çështje dhe kush do ta paguajë këtë detyrim të konsiderueshëm? Ai e theksoi këtë pjesë, duke iu referuar faktit se Flamurtari është pronë e bashkisë.

Sipas Kushtës, njerëzit duhet të jenë të qartë për anën ligjore. Juristi i Këshillit Bashkiak, Daut Zëraj, ka pohuar se shlyerja e këtij borxhi i takon administratorit Sinan Idrizi dhe jo Bashkisë së Vlorës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto