Eduart Deda flet për risitë e “Miss Universe Albania” dhe sakrificat e konkurenteve!

11:48 15/09/20202min116
miss-universe-albania-2019-cindy-marina-1-1

Në 18 shtator do të mbahet eventi i përvitshëm i “Miss Universe Albania”. Këtë vit, për shkak të pandemisë, sigurisht që eventi do të organizohet ndryshe nga vitet e kaluara, edhe pse formula e tij do të mbetet po e njejta.

Risia e parë është që pas tre ditësh, nuk do të kurorëzohet vetëm “Miss Universe Albania”, por edhe “Miss Universe Kosova”. Dy kompeticionet janë bashkuar në një mbrëmje të vetme, për të vendosur përfaqësueset e Shqipërisë dhe Kosovës në “Miss Universe” që do të mbahet në SHBA.

Producenti Eduart Deda, ka zbuluar se të gjitha konkurentet kanë bërë testin e Covid-19 dhe eventi do të mbahet në një resort, për shkaqe sigurie. Gjithashtu, ai nuk ka lënë pa përmendur edhe sakrificat e vajzave për të qenë pjesë e këtij kompeticioni. Ndër to, Eduarti përmend një vajzë e cila ka ardhur nga Italia dhe prej 4 muajsh po qëndron në Tiranë për të ndjekur provat e Miss-it, si dhe dy vajza të tjera që në fakt janë nëna me fëmijë. Kompeticioni do të prezantohet nga Xhesika Berberi, Adrola Dushi dhe Alaudin Hamiti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto