Edhe sot numër i lartë: 438 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

19:37 16/10/20201min108
Covid Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2.306 testime për coronavirus, ndërsa 438 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup-200, Kumanovë-21, Dibër-1, Shtip-17, Prilep-13, Tetovë-27, Veles-7, Manastir-18, Ohër-16, Kavadar-9, Gostivar-2, Gjevgjeli-10, Strumicë-30, Kriva Pallankë-6, Radovish-6, Koçan-15, Probishtip-1, Pehçevë-3, Berovë-2, Vallandovë-3, Vinicë-3, Dellçevë-5, Kratovë-1, Shën Nikollë-3, Kërçovë-9, Resnjë-5, Negotinë-5.

Kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë: Shkupi (75, 89 dhe 68 vjeç), Kriva Pallanka (62), Strumica (64) dhe një pacient nga Shtipi (78).

Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 191 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 22.607, prej të cilëve 16.949 janë shëruar, ndërsa 821 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 4.837.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *