Edhe një senator amerikan infektohet me coronavirus

18:09 04/10/20202min117
im-112365-780x439

Senatori republikan, Ron Johnson ka dalë pozitiv për coronavirus pasi ishte ekspozuar ndaj dikujt me virus në fillim të kësaj jave, sipas zëdhënësit të tij, duke e bërë atë senatorin e tretë që ka dalë pozitiv në 24 orët e fundit.

Udhëheqësi i shumicës së Senatit, Mitch McConnell u ka shkruar nga një email senatorëve të grupit të tyre se ka nevojë për të gjithë senatorët republikanë deri më 19 tetor, raporton CNN.

Gjithashtu senatorët, Mike Lee nga Utah dhe Thom Tillis nga Karolina e Veriut, të cilët ulen në Komitetin e Drejtësisë, dolën pozitivë për COVID-19 të premten – vetëm disa ditë pasi morën pjesë në një ngjarje të Shtëpisë së Bardhë, ku Presidenti Trump nominoi Amy Barrettin për Gjykatëse të Gjykatës Supreme.

Të pranishmit e shumtë të asaj ngjarjeje, përfshirë Trumpin, janë testuar pozitivisht gjatë javës që nga ceremonia, ku shumë njerëz u shfaqën pa maska dhe nuk respektonin protokollet e distancimit shoqëror.

Johnson nuk mori pjesë në ceremoninë e nominimit Barrettit, ku disa njerëz duket se ishin të ekspozuar ndaj virusit, sepse ishte në karantinë nga një ekspozim paraprak, gjatë së cilës doli dy herë negativ për virusin, sipas zëdhënësit.

Ndryshe, Johnson para një viti ka qëndruar në Kosovë teksa ka folur rreth dialogut me Serbinë dhe mundësisë së investimeve amerikane në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *