Ed Sheeran bëhet baba për herë të parë, ja emri i veçantë i vogëlushes!

12:24 01/09/20204min91

Ed-Sheeran-bb30-2019-billboard-1548-1024x677-1-696x461

Ed Sheeran dhe partnerja e tij Cherry sapo janë bërë prindër për herë të parë. Cherry solli në jetë një vajzë, të cilën kanë vendosur ta quajnë  Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Kujtojmë se Ed është shkëputur nga muzika, pa dhënë një ide se kur mund të rikthehet.

 

Sidomos me ardhjen në jetë të vajzës, këngëtari nuk besohet se do të sjellë ndonjë këngë së shpejti. Lajmin e bukur e ka dhënë vetë ai në Instagram duke shkruajtur:

 

“Përshëndetje! Një mesazh i shpejtë nga unë pasi kam disa lajme personale që doja të ndaja me ju … Javën e kaluar, me ndihmën e një ekipi të mrekullueshëm të lindjes, Cherry lindi vajzën tonë të bukur dhe të shëndetshme – Lyra Antarctica Seaborn Sheeran. Ne jemi plotësisht të dashuruar me të. Nëna dhe foshnja janë mirë dhe ne jemi në qiellin e shtatë këtu. Shpresojmë që në këtë kohë të mund ta respektoni privatësinë tonë. Shumë dashuri dhe do të shihemi kur të vijë koha që të kthehem, Ed.”

/Descript.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto