E zhvati dhe i mori pronat, miliarderi rus hedh në gjyq modelen e njohur

14:35 07/09/20201min114
e8d2ef72-ef7e-11ea-8f20-02d1dbdc35d1-696x365 (1)

Naomi Campbell është duke u paditur nga ish i dashuri i saj, i cili ka ngritur një proces gjyqësor shumë milionësh, duke pretenduar se modelja i detyrohet atij shumë para.

Sipas dokumenteve të reja ligjore, të marra nga TMZ, ish-i Naomi, Vladislav Doronin – një biznesmen rus – pretendon se ajo nuk po pranon të paguajë paratë që ai i dha hua dhe po vazhdon të mbajë disa prona të tij të vlefshme.

Sipas TMZ në dokumente, Vladislav pretendon se Naomi refuzon të kthejë pronën e tij personale, të cilën ai e vlerëson më shumë se 3 milion dollarë. Megjithatë nuk është ende e qartë se sa para pretendon se i ka dhënë hua asaj.

Doronin dhe Campbell u lidhën në vitin 2008 dhe pesë vite pasi qëndruan bashkë i dhanë fund romancës së tyre. Miliarderi rus nuk është kursyer me dhurata për modelen, ku ndër to është edhe një residence në formën e Syrit të Horusit në Ishullin Kleopatra në Turqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto