E veshur me dekolte dhe barkun jashtë, Olta Gixhari ‘çmend’ rrjetin me paraqitjen disa ditë pas lindjes (FOTO)

11:06 07/09/20203min91
olta-gixhari-1

Olta Gixhari u bë nënë më datë 21 gusht dhe solli në jetë një djalë, të cilin bashkë me partnerin vendosën ta quajnë Amar. Lajmin e ëmbël e ndau me të gjithë në rrjete sociale, duke treguar dhe përjetimet emocionale.

 “Parajsa ime sapo mbërriti! U bëra nene. Qenka e vërtet, është shume e vështire te gjesh fjalët e duhura te përcjellësh këtë përjetim te thelle. Vetëm me një fjale, E DUA ÇMENDURISHT. Djali ynë erdhi ne jete me 21/8/2020 kjo ishte një surprize kaq e bukur për ne, pasi kjo date përmban datën e lindjes se babit te tij 21 dhe datën e lindjes sime 8. Lindja e tij erdhi ne mënyre natyrale”, shkroi Olta teksa publikoi një fotografi të këmbëve të djalit të saj.

Ndërkohë aktorja ka publikuar në ‘Instagram’ pamje me të voglin e saj, teksa kanë dalë shëtitje. Me Amarin në karrocë, Gixhari duket në formë shumë të mirë edhe pse kanë kaluar thuajse dy javë nga sjellja në jetë e fëmijës së saj të parë.

Në rrjet nuk kanë munguar pëlqimet dhe komentet  e shumta nga fansat, të cilët e komplimentojnë Oltën për paraqitjen e saj joshëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto