E varur nga operacionet plastike, të afërmit e Khloe Kardashian shprehen të shqetësuar

13:54 13/10/20202min146
download - 2020-10-13T135337.294

Khloe Kardashian prej një viti akuzohet për ndërhyrje të shumta estetike. Në fakt, edhe në Instagramin e saj kritikat janë të shumta, pasi në çdo foto të publikuar Khloe duket një tjetër njeri.

 

Ndërhyrjet tashmë janë kthyer në një “fiksim” për të, madje aq shumë sa miqtë e saj janë të shqetësuar jo vetëm për shëndetin e saj, por edhe për financat.

 

“Ajo po shpenzon në mënyrë të pakontrolluar dhe kjo mund të dëmtojë pasurinë e saj. Të gjithë janë të shqetësuar se sa larg mund të shkojë ajo.Fytyra e saj mund të duket në rregull në fotografi por, nga afër, është një histori tjetër. Është afër shkatërrimit të fytyrës, sepse ka bërë aq shumë procedura, por ajo nuk dëgjon,” janë shprehur disa burime pranë Khloe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto