E trishtë/ Ndërron jetë babai i ministres Ogerta Manastirliu

22:24 02/11/20201min95
download (33)

Babai i ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndërruar jetë ditën e hënë. Ishte vetë ministrja ajo që njoftoi lajmin e hidhur  përmes një postimi në facebook.

“U prehsh në paqe ba” shkruan ministrja teksa bashkëngjit dhe një foto ku i ka shtrënguar dorën të atit.

Mësohet se i ati i ministres vuante prej kohësh nga një sëmundje. Pak ditë më parë ishte kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj që tregoi se babai i ministres ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Manastirliu ka probleme, ajo është nënë e dy vajzave, është bijë e një babai të sëmurë, por nuk harron t’i përkushtohet punës. Babai i saj është në gjendje të rëndë, po lufton me vdekjen”, tha Veliaj ndër të tjera në një takim ku merrte pjesë dhe vetë Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *