E trishtë, këngëtarja e njohur ndërron jetë papritur
Helen Reddy.

12:33 30/09/20202min174
Helen Reddy.

Helen Reddy, këngëtarja e njohur jo vetëm për vokalin e saj por edhe për fushatat e saj feministe, ka ndërruar jetë në moshën 78 vjeçare.

Këngëtarja e hit-it “I am a woman”, i cili është kthyer në një “himn” feminizmi, pati një karrierë tejet të suksesshme në Australi dhe më pas në SHBA. Lajmin e trishtë e kanë dhënë familjarët e saj, pa zbuluar më tepër detaje.

“Me trishtim të thellë njoftojmë për vdekjen e nënës sonë të dashur, Helen Reddy, pasditen e 29 Shtatorit 2020 në Los Angeles. Ajo ishte një nënë e mrekullueshme, gjyshe dhe një grua me të vërtetë e respektuar,” kanë shkruajtur fëmijët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto