
Sei Ashina, aktorja e njohur japoneze ka ndërruar jetë në moshën 36 vjeçare. Ajo është gjetur në apartamentin e saj në Tokio nga vëllai i saj. Vdekja e saj është cilësuar si vetëvrasje në raportin policor.
Aktorja nuk i përgjigjej telefonatave dhe mesazheve që prej ditës së dielë, gjë e cila shqetësoi vëllain e saj. Sei nuk kishte lënë asnjë shënim dhe nuk dihen motivet që e shtynë drejt vetëvrasjes. Sei u bë e njohur ndërkombëtarisht me rolin e saj në filmin “Silk” të vitit 2007.