E tmerrshme / Nëna nuk kishte para t’i paguante funeralin, ndaj e braktisi foshnjën e vdekur në kazan

14:41 18/08/20201min202
Screenshot_1

Trupi i pajetë i një foshnje është gjetur i braktisur mesditën e sotme në një kazan plehrash në kryeqytet në zonën e Ali Demit, pranë ish-markatës së vjetër.

Mësohet se foshnja i pajetë, i seksit mashkull i përket një gruaje nga Tepelena, e cila nuk kishte para për agjencitë funerale dhe e hodhi në kazan.

Forcat policore kanë mbërritur në vendngjarje për të hetuar rreth kësaj çështje.

Njoftimi paraprak i Policisë:

Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto