E shpëtoi përqafimi i të atit, vetëm një 5-vjeçar i mbijeton rrëzimit të teleferikut

16:28 24/05/20212min204
-800-0-60abc450313f3

Një djalë pesëvjeçar ka pyetur “ku është mami im” pasi prindërit e tij, vëllai më i vogël dhe stërgjyshërit iu vranë nga rrëzimi i teleferikut në Itali. Eitan Biran është i vetmi i mbijetuar nga tragjedia e së shtunës që u mori jetën 14 personave në Alpet Perëndimore.

Sipas mjekëve që po kujdesen për shëndetin e të miturit, Etian mundi të shpëtojë nga përqafimi i të atit. 30-vjeçari Amit Biran e kishte mbështjellë në krahët e tij për ta mbrojtur, duke e shpëtuar edhe nga impakti më i madh i rënies.

Teleferiku ra nga rreth 20 metra lartësi, u rrotullua nëpër pjerrësitë e malit e më pas u përplas nëpër disa pemë.

Babai i Eitan, nëna Tal Peleg-Biran, 26 vjeç, vëllai Tom, dy vjeç dhe stërgjyshërit nga ana e nënës, Barbara Cohen Konisky, 71 vjeç dhe Yitzhak Cohen, 81 vjeç, që vinin nga Tel Aviv, mbetën të gjithë të vrarë.

Familja është nga Izraeli por jetonin në Italinë Veriore, pasi Biran punonte në një klinikë në Pavia kurse bashkëshortja e tij e diplomuar për psikologji kujdesej për djemtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto