E shpallën të vdekur dhe e futën në frigorifer morte, vdes vërtetë 74-vjeçari

16:26 16/10/20201min147
varimi

Një indian 74-vjeçar, që gabimisht u deklarua i vdekur dhe u vendos në një frigorifer morte, ka vdekur disa ditë pasi u shpëtua.

Balasubramanyam u deklarua i vdekur ditën e hënë pasi ishte dërguar për trajtim në një spital privat.

Mjeku e nxorri të vdekur dhe ai u vendos në një frigorifer. Por një ditë më pas kur po merrnin trupin e tij për ta futur në arkivol, 74-vjeçari po dridhej dhe u kuptua që ishte gjallë.

Burri u dërgua sërish në spital por humbi betejën me jetën ditën e premte.

Doktori Balajinathan në qytetin jugor të Salem, tha se pacienti ishte në një gjendje të përgjumur pasi u shpëtua dhe vdiq nga problemet me mushkëritë.

Është ende e paqartë se sa orë kishte kaluar Balasubramanyam brenda në frigorifer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto