E rëndë në Durrës, gjendet i vdekur në mes të rrugës një 66 vjeçar

09:46 30/09/20201min125
vetevrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një burrë është gjetur i vdekur në rrugë. Viktima është identifikuar si V.DH 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 30.09.2020, rreth orës 08:15, në Arapaj, Durrës, është gjetur pa shenja jete në rrugë, nga banorët e zonës, shtetasi V. Dh., 66 vjeç, banues në lagjen nr. 17, Durrës.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto