E rëndë në Durrës / Gjendet i vdekur brenda banesës së tij një 28 vjeçar

10:06 21/09/20201min156
ambulanca-2-1

Një 28 vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij mëngjesin e sotëm në fshatin Shkallnur të qytetit të Durrësit.

Sipas njoftimit të uniformave blu, dyshimet janë që i riu i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa policia ka nisur hetimet.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2020, rreth orës 07:15, në fshatin Shkallnur, Durrës, është gjetur i vetëvarur në banesë, shtetasi F. K., 28 vjeç, banues në Shkallnur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto