E pazakontë / 11-vjeçari rrëmben autobusin e shkollës dhe ‘i bën zbor’ Policisë, mori përpara ç’ti dilte

22:21 18/10/20201min144
11-vjecari-778x405-1-696x362

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Louisiana të SHBA-ve, ku sipas raportimeve të mediave vendase, një djalë vetëm 11-vjeç ka grabitur autobusin e shkollës dhe është përpjekur t’i arratiset Policisë.

Vogëlushi ka rrëmbyer autobusin rreth orës 11:00 të mesditës, e më pas ka shëtitur nëpër qytet.

Por pasi policia ka mësuar për rastin, ka ndjekur vogëlushin për rreth 30 minuta.

11-vjeçari gjatë arratisjes ka dëmtuar një pompë të derivateve dhe shumë prona të tjera private.

Në fund, mësohet se ai është përplasur me një pemë gjigante, ku më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka neutralizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto