E paparë/ Goditi gjyqtaren, serbi Xhokoviç skualifikohet menjëherë

23:26 06/09/20201min36

Xhoko

Novak Xhokoviç është përjashtuar nga turneu i “Us Open”. Tenisti serb i cili shihej si favoriti për ta fituar këtë turne, tashmë nuk do të jetë pjesë e tij.

439138e6363f4d3ab0544352c524e041-0032-U3301418842486SXB--1081x611@Gazzetta-Web_1081x611Në ndeshjen ndaj Karreno Busta, Xhokoviç i nevrikosur hedh me forcë një top të tenisit, i cili përplaset në fytyrën gjyqtares së linjës.

Menjëherë pas goditjes së marrë, gjyqtarja menjëherë përplaset në tokë. Sigurisht goditja ndaj gjyqtares nuk ishte e qëllimshme dhe ishte diçka që nuk ishte hasur më parë, por serbi nuk mund t’i shpëtonte dënimit. Ai është përjashtuar nga turneu i “Us Open” për këtë vit dhe nuk do të jetë pjesë e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *