“E paparalajmëruar”- Mediat malazeze zbulojnë vizitën e Ramës në Mal të Zi: Në një restorant takoi Nik Gjeloshajn dhe diskutuan për…

23:26 29/09/20202min165
edi-rama-4-696x425

Media malazeze “Vijesti” ka zbuluar një vizitë të kryeministrit Edi Rama në vendin fqinj. Sipas saj vizita e Ramës ishte e paparalajmëruar, jo zyrtare dhe u zhvillua në Tuz.

Mësohet se në një nga restorantet në Tuz për më shumë se një orë, Rama ka takuar Nik Gjeloshin, kryesuesin e Listës Shqiptare në zgjedhjet e shkuara.

I pyetur nga gazeta, Gjeloshaj ka konfirmuar takimin që ka pasur me Ramën, por nuk ka dashur të flas për detajet.

“Po, jemi takuar sot dhe kemi biseduar, por nuk do doja të thoja asgjë më shumë rreth kësaj”, tha ai.

Burime kanë konstatuar se tema e bisedimeve dhe takimit ishte procesi pas zgjedhor dhe formimi i shumicë së re qeverisëse në Malin e Zi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto