‘E lumtur që do e ndaj me lali Erin dhe Ervinin’ / Elisa Spiropali krenare pas emërimit si drejtuese e Tiranës Nga

10:55 02/09/20202min37

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ndihet e nderuar që është emëruar drejtuese politike e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme 2021.

Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Spiropali ndihet e lumtur që këtë përgjegjësi do e ndajë me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputetin, Ervin Bushati.

Në statusin e saj, nuk ka munguar dhe thumbimi për opozitën, të cilët i quan shpifës dhe politikën e tyre, “politikë të baltës”.

Postimi i plotë i Spiropalit

Partia Socialiste fillon përgatitjet për një fitore historike mbi shpifjen, sherrin dhe politikën e baltës. Për mandatin e tretë me Kryeministër Edi Ramën.

Nder që m’u besua drejtimi politik i qarkut Tiranë. E lumtur që në Bashkinë Tiranë përgjegjësinë e lartë do e ndajmë me lali Erin dhe Ervinin, dy miq dhe drejtues të shkëlqyer.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të vazhdojnë në rrugën e transformimit dhe zhvillimit. S’ka kthim pas!

PërTiranëqëduam! PërShqipërinëqëduam

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *