E lë foshnjën brenda veturës, polici amerikan shpëton foshnjën e mbuluar në të vjella që vazhdimisht qante

13:20 27/08/20202min41

durres-5-696x522

Një zyrtar policor në Duncanville të Teksasit dhe një qytetar i brengosur, janë duartrokitur që ia kanë shpëtuar jetën një foshnjës që ishte mbyllur brenda një veture ku temperaturat jashtë ishin tejet të larta.

 

Polici kishte mbërritur në vendin e ngjarjes pas një telefonate që e kishte pranuar nga një qytetar i brengosur që kishte parë foshnjën brenda veturës në Duncanville, ku temperaturat ishin shumë të larta.

 

Videoja e publikuar më poshtë nga departamenti i policisë së këtij qyteti, shfaq zyrtarin policor duke nxjerrë foshnjën e mbyllur brenda veturës. Bëhet fjalë për një vajzë të vogël që po qante dhe ishte e mbuluar nga djersët dhe të vjellat.

 

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipet e mjekëve i bën një kontroll foshnjës për t’u siguruar nëse gjithçka është në rregull me të.

 

“Gjithçka është në rregull. E di, më fal”, dëgjohet duke thënë polici derisa e nxjerr.

 

Ai fillimisht analizon situatën dhe pasi e kupton se nuk ka se si të reagojë ndryshe, e thyen dritaren e përparme dhe më pas hapë derën e pasme për ta nxjerrë foshnjën.

 

Është interesant se si në momentin që polici nxjerr foshnjën nga vetura, para tij shfaqet e ëma e vajzës së vogël.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto