E KRYER/ Igli Tare “rrëmben” Vedat Muriqin, ja detajet e transferimit

23:33 05/09/20204min74

Vedat-Muriqi

Igli Tare godet sërish. Drejtori sportiv i Lacios ka mbyllur përfundimisht marrëveshjen për transferimin e Vedat Muriqit në skuadrën italiane. Sulmuesi i Kosovës do të firmosë një kontrate 5-vjecare me Lacion nga e cila do të përfitojë 2.6 milionë euro në sezon.

muriqi

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur Fabrico Romano si dhe Di Marcio.

“Vedat Muriqi tek Lazio është punë e kryer. Marrëveshja është arritur përfundimisht me Fenerbahcen. Ka mbetur vetëm kompletimi i dokumenteve mes klubeve” – shkroi ai pak minuta më parë Romano në “Twitter”.

“Muriqi është i Lacios, akordi total sapo u arrit”, shkroi Di Marcio në “Twitter”.

Siç kanë raportuar mediat në Itali dhe Turqi, klubet janë pajtuar për transferimin rreth 20 milionë eurosh, plus bonuseve. Tare me blerjen e sulmuesit shtatlartë fitoi konkurrencën e shumë klubeve, sidomos atyre angleze që e kërkuan aq shumë 26 vjeçarin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto