E konfirmon vetë ajo / Sara Hoxha me Covid-19, ja ku është infektuar!

17:29 14/08/20202min51

-640-0-5bc4e88648f2c

Trashëgimtarja e “Top Media”, Sara Hoxha, ka zbuluar në Instagramin e saj se është infektuar nga COVID-19.

Ajo i shtohet listës së personazheve të njohur në Shqipëri të cilët janë infektuar, ku përfshihen këngëtarë, politikanë, biznesmenë dhe njerëz të ekranit.

Në profilin e saj në Instagram, në rubrikën “Ask me a question” ajo i është përgjigjur pyetjes së një ndjekësi, i cili e ka pyetur nëse është e sigurt të udhëtohet gjatë pandemisë.

“Duke qenë se virusin e mora në Dhërmi, me shumë gjasa është ok (të udhëtosh). Nëse mbrohesh në ambiente të mbyllura dhe aty ku mundesh mban distancë, duhet të jetë në rregull. Nuk jam eksperte, kështu që bëni kërkimet tuaja dhe besoni atë që mendoni”, i përgjigjet Sara, duke zbuluar edhe se është infektuar në Dhërmi.

WhatsApp-Image-2020-08-14-at-16.05.53-576x1024.jpeg

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto