“E ka pasur gjithmonë frikë Ilir Metën sepse…”, Kryemadhi ironizon Ramën: Ja si erdhi në pushtet

13:11 31/10/20203min116
kryemadhi1

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi tha sot se kryeministri Edi Rama, ka pasur gjithnjë frikë nga Ilir Meta.

Sipas saj, kjo për faktin se Meta nuk bën kompromis për pushtetin e askujt.

“E dëgjoj që bërtet e ulëret, në fakt nuk kam pse ta mbroj unë Ilir Metën, se Ilir Mreta na ka mësuar dhe në të tjerëve si të mbrohemi, por e dëgjoj si ulëret për Presidentin e Republikës, në fakt Rama gjithmonë ka pasur frikë nga Ilir Meta, se Meta nuk bën komporomis për pushtetin e Ramës”.

Kryemadhi ironizoi me Ramën si deputet në qarkun e Vlorës, kur tha se “nuk është votuar kurrë në jetën e vet”.

“Ky njeri që në jetën e vet kurrë nuk është votuar, por ka ardhur në pushtet si rezultat i kompromiseve dhe konjukturave, ndërsa Ilir Meta është zgjedhur kryeministër me votat e socialistëve në vitin 2000 është zgjedhur kryetar parlamenti me votat e deputëtëve socialistë dhe të LSI në vitin 2012 e në 2017 president me votat e PS e LSI. Meta nuk ka ardhur asnjëherë në krye si rezultat i një kompromisi politik por gjithmonë si rezultat i domosdoshmërisë për të pasur një lider që mbi të gjitha është shqiptar, nuk bën kompromis për interesat e vendit, as për fëmijët e tij”.

Duke komentuar deklaratat e Kryeministrit nga Kukësi, Kryemadhi tha:

“Dëgjoja kryeministrin në ikje që fliste për aeroportin e Kukësit, pasi ndërtoi aeroportin e Vlorës aty ku është deputet, që s’e ndërtoi asnjëherë tani flet për aeroportin e Kukësit.

Para se të flasë në Kukës për aeroportin e Kukësit, të flasë si të shpëtojë patatet e Kukësit që mos hidhen e kalben, e mos ndihmojë oligarkët, e të shkatërrojë ekonominë shqiptare”.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto