E hodhi në ajër 30 metra, e më pas me të dyja rrotat…/ Rrëfimi i babait të 10 vjeçarit që u përplas nga ambulanca në Kakavijë

13:28 11/09/20203min92
admir-golemi (1)

Një 10 vjeçar humbi jetën tragjikisht në pikën kufitare të Kakavijës, teksa priste në radhën e gjatë bashke me familjen e tij për të kaluar drejt Greqisë.

10 vjeçari me iniciale S.N u përplas nga një autoambulacë e më pas ndërroi jetë. Babai i  tij Nik Ndoi, ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në ‘News24’.

Nik Ndoi:

“Nga momenti tragjik mbaj mend që çuni i shte përbri makinës. Vinte një ambulancë me shpejtësi të madhe. Në momentin që e kam parë ambulancën kam qenë larg. S’kam arritur çunit t’i thërras emrin, që t’i them; “Mos lëviz, rri atje”. E pash që ambulanca e gjuajti 30 metra larg. Me të dyja rrotat e krahut të majtë, kaloi mbi çunin.”

“Të gjithë njerëzit i shin jashtë makinave, pasi brenda nuk qëndroje dot se i shte vapë. Ne po rrinim aty, bashkë me fëmijët. Ata hynë brenda në makinë dhe po lexonin ca libra për të kaluar kohën. Në një moment çuni doli nga makina, po rrinte jashtë. Ka qenë në vijën ndarëse të rrugës, ka qenë brenda nga makina. Kemi qenë të parkuar. Ka qenë larg 70-80 pond larg nga rruga makina…I kishim lënë makinat më jashtë rrugës.

Kemi parë çdo gjë me sytë tanë. Njerëzit thonë se nuk kishte të sëmurë brenda në ambulancë. Ai mbante njerëz dhe i  merrte poshtë dhe i  nxirrte në Doganë (shoferi i ambulancës). Ka dhe video ku shfaqen policë që marrin njerëz dhe i  çojnë në Doganë.

Se vërtetoj dot këtë gjë. Ambulanca ndaloi dhe se kisha mendjen të shihja atë, (shoferin) pasi e kisha mendjen tek djali. S’e kam parasysh shoferi. S’e di nëse e çoi ai djalin tek spitali.

Një person më kujtohet, ishte një i  mbushur, rreth të 50-ave. S’e di, s’jam i  sigurt. S’e përcaktoj dot kush e çoi djalin. Videot ato ditë s’i kam parë. Unë s’kam parë asnjë lajm fare deri sot.

Askush s’ma kapi fëmijën. Pasi duhet të i shin persona të specializuar. Djali në mos të them i shte i  mbaruar. Nuk kishte shpresa për të jetuar, se i vuri dhe rrotat sipër. Asnjë nuk ka na kontaktuar. As nga familja e shoferit të ambulancës, as nga shteti.- është shprehur Nik Ndoi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto