‘E di që e keni shumë qejf…’ / Damian Gjiknuri flet për ‘tërmet’ në Kuvend, Murrizi ia kris të qeshurës

13:14 28/09/20204min114
Screenshot_1-121

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri, i ka quajtur ‘një tërmet politik’ ndryshimet për formulën e koalicioneve në Kodin Zgjedhor.

Mirëpo, kaq ka mjaftuar që në Kuvend të shpërthejnë komentet dhe të qeshurat nga ana e deputetëve për termin e përdorur nga deputeti socialist.

Në lidhje me këtë, Gjiknuri tha se në asnjë vend tjetër të botës nuk ka formulë koalicionesh ashtu siç ishte në Shqipëri para ndryshimeve kushtetuese të 30 korrikut.

Ai deklaroi më tej se, ndryshimet kanë qenë të kushtëzuara për t’iu përmbajtur marrëveshjes së 5 Qershorit.

Ja çfarë deklaroi Gjiknuri:

“Ligji elektoral është ligj i vështirë për faktin se është ligj që secili mendon për tortën e tij elektorale, dhe asnjë nuk niset nga parimet. Kjo është e vërtetë, ai që është i madh do marrë pak më shumë ngarkesë, dhe ai që është i vogël do ndryshimin e rregullave të lojës.

Edhe ndryshimet që ne kemi paraqitur, kemi qenë të kufizuar vetëm në elementë që reflektojnë ndryshimet kushtetuese, pa prekur marrëveshjen e 5 Qershorit, që të mos hapet më ajo lojë.

Mund të mos kemi bërë ndryshimet kushtetuese më të mira, por ato janë fakt tashmë, dhe të gjithë do të duhet të bjenë dakord, ne i kemi duart e lidhura, pasi nuk ndryshohet marrëveshja e 5 Qershorit. Jo se unë e kam qejf atë marrëveshje, por ajo është arritur dhe me vullnetin e ndërkombëtarëve, që është e mira ti kemi pranë.

Pa dashur të zgjatem, së pari Kushtetuta parashikoi që në zgjedhje të garojnë partitë politike, kushtetuta nuk e heq koalicionin, por mund të ketë garim së bashku të disa partive politike. Të formojnë aleancat e tyre, përmes një marrëveshje që ka një lider, dhe në kushtet e barazisë së garës ata kanë detyrimin që të paraqesin një listë.

Po të kemi lista të hapura, dhe parti të hapura brenda koalicionit, krijohet një pabarazi në votën e zgjedhësit, pasi vota nuk shkon te partia, por shkon te koalicioni. Asnjë vend i OSBE-OHDIR nuk ka një model me propocional rajonal, me lista të hapura apo mbyllura, që ka formulën e ndarjes së mandateve brenda koalicionit, siç e kemi pasur ne.

Ndodhi një tërmet politik, se e kanë qejf këta, ndodhi një tërmet siç ishte ndryshimi i Kushtetutës, fjala tërmet politik ka dimensione të shumta, unë e hodha për batutë. Mirë do e ndryshojmë do e bëjmë lëvizje tektonike të politikës.

Kthehemi te ndryshimi i Kushtetutës, që dikton se koalicionet do të kenë tashmë një formulë tjetër. Partitë duhet të paracaktojnë që në fillim numrat që i përkasin partive të secilës, psh si do e bëja unë listën po të isha Lulzim Basha, numri 1 në Tiranë Lulzim Basha, numri 2 Monika Kryemadhi numër 2, numri 3 do ishte Shpëtim Idrizi, ku është konfuzioni këtu?! “, tha Gjiknuri.

Sa i takon listave që në fakt nuk do të jenë të hapura për socialistët, Gjiknuri tha se një njeri nuk voton vetëm për emrin konkret por edhe për ekipin në tërësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto