“E dashuroj televizionin, ndihem në kornizën time. Aty do të jem thjesht do të zgjedh zgjuar…” shprehet moderatorja Albana Osmani

16:30 06/11/20205min107
-785-0-5d027611100a2

Albana Osmanin prej disa kohësh nuk e kemi parë të drejtojë emisione në ekranet e televizioneve shqiptare.

Moderatorja e dashur për publikun shqiptar është shkëputur nga televizioni dhe pak ditë më parë publikoi librin “Çika”.

Por a do e shohim atë sërish në ekranet shqiptare? Në një intervistë së fundmi, Albana Osmani tha se do rikthehet pasi televizionin “e dashuron”, por do të jetë selektive dhe do bëjë “zgjedhje të zgjuara”.

 

“Lashë mënjanë edhe sezonin e ri televiziv, nuk i’u qasa ekraneve. U diskutova kudo, se bëj edhe ndonjë shaka që keqinterpretohet. Por unë do të vazhdoj ti bëj. Është një ndër gjërat që di të bëj më mirë dhe e dashuroj televizionin, ndihem në kornizën time. Aty do të jem thjesht do të zgjedh zgjuar se televizioni vet në vetvete kohët e fundit nuk është më ai që ka qenë dhe do të mendoj se çfarë do të bëj dhe do të zgjedh aty ku unë do të ndihem unë më mirë. Akoma nuk kam bërë një zgjedhje,”-tha ajo e ftuar në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.

 

Gjithashtu, moderatorja u kthye pas në kohë duke rikujtuar momentet kur u bë e njohur.

Arbana Osmani u shpreh se në fillimet e famës “fluturoi pak” për shkak se të gjithë e njihnin por më pas u kthye me këmbë në tokë.

Ajo u shpreh se në televizion gjithmonë ka bërë atë që ka dashur dhe se ka qenë shumë e realizuar, ndërsa theksoi se është përpjekur të qëndrojë vetvetja.

 

“Unë kam bërë çfarë kam dashur dhe kam qenë shumë e realizuar, kam prekur të gjitha formatet, kanë mbetur ndoshta vetëm edicionet sportive pa bërë. Kam pasur fatin dhe mundësinë e madhe, si edhe kam punuar shumë, isha duke vrapuar në rrugën time dhe ëndrrat e mia. Jam përpjekur të qëndroj gjithmonë vetvetja, se ka pasur edhe raste që na ka ikur mendja (qesh).

Kur fama vjen rrëmbyeshëm, sikurse ka ndodhur me mua në vitet e arta të televizionit shqiptar, nuk ishte koha që është tani, se tani të gjithë janë të famshëm, të gjithë bëhen dikushi, është njëfarë lire e domosdoshme, por nganjëherë edhe bëhet cenim. Në kohën kur nisa të dilja në televizion, nga studente që sapo kisha mbaruar shkollën dhe puna ime e parë ishte televizioni, menjëherë të njohin të gjithë kudo që shkon, atëherë fluturova pak por kthehesh me këmbë në tokë në fund të fundit,”- përfundoi autorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto