27-vjeçarja pas komentimeve ka arritur të popullarizohet edhe më shumë, teksa po mban fansat e azhurnuar.

 

Në një postim në rrjetin social Instagram, Nicole është shfaqur e mrekullueshme përmes një veshje që i theksonte linjat trupore.

Kësaj radhe ajo ishte pa makijazh, ndërsa flokët natyrale kishte vendosur ti linte të lira mbi supe.

 

Një shpërndarje e tillë vjen pasi në Mirror është folur se Angelina Jolie është ‘e tërbuar’, pasi Brad e dërgoi të dashurën në vendin ku ishin martuar.

Gjatë ditëve të fundit të muajit gusht, Nicole dhe Brad janë parë në Cheteau Miraval në Francë, vend tejet luksoz e të njohur për verëra.