
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka votuar pro pezullimit nga detyra të gjyqtares Mimoza Margjeka.
Margjeka u arrestua pak ditë më parë me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për për korrupsion pasiv.
Sipas SPAK, shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj (me profesion avokat), në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë konsumuar veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, duke i dhënë gjuqtares Mimoza Margjeka, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh.
Këto para do ti jepeshin Margjekës, me qëllim ndryshimin e masës së sigurimit, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali, i arrestuar, për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Mimioza Margjeka është gjyqtarja që cilësoi si nul zgjedhjet në Bashkinë e Durrësit dhe nuk pranoi t’i jepte mandatin Valbona Sakos.