Dyshimet e para / Shqiptari gjendet i varur në qelinë e burgut të Koridhalosit, ishte baba i tre fëmijëve

12:49 18/08/20201min95
auto_vetevarje-1481738745-5455801_1522671840-766041615226758341522675838

Një ngjarje e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në burgun e Koridhalos në Greqi, ku një shqiptar 45 vjeç është gjetur i varur nga gardianët në qelinë e tij.

Mësohet se ai ishte babai i 3 fëmijëve dhe se qëndronte në burgun famëkeq grek prej më shumë se 5 vitesh.

Nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar shqiptarin të ndërmarrë këtë vendim ekstrem, por kanë nisur hetimet përkatëse për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet për një gjendje të rënduar psikologjike të viktimës.

Ndërkohë, pritet që trupi i pa jetë i 45 vjeçarit, identiteti i të cilit nuk është zbardhur ende, te dërgohet në atdhe.

Burime nga polica greke bëjnë me dije se në burgun e Koridhalos kjo është ngjarja e shtatë brenda këtij viti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *