Dy vite nga vrasja e Kostandin Kacifas në Bularat, kunati i tij: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën Evropiane

12:41 24/10/20203min131
Kacifas-111-1

Në 2-vjetorin e vrasjes së Kostandinos Katsifas, familjarët e kanë përkujtuar këtë të shtunë me një ceremoni private, teksa nuk munguan cilësimet e tij si hero.

I riu 35-vjeçar, mbeti i vrarë gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat, më 28 tetor të 2018-ës.

Siç raporton gazetarja e ‘Panorama’ nga Bularati, në ceremoninë përkujtimore merrnin pjesë dhe përfaqësues të Omonia-s, ndërsa ai që ka folur ishte kunati i Katsifas, Vangelis Sakellarakis.

Ky i fundit tha se vrasja e Katsifas do të shkojë në Gjykatën Europiane.

Ai ka kërkuar nga autoritet shqiptare të ju dorëzojnë familjarëve video “që ne ta gjykojmë. Do ta çojmë çështjen në gjykatë evropiane. Kacifa e bëri këtë edhe për shqiptarët sepse këtu mungon demokracia. Le ti shërbejmë miqësisë dhe jo ndarjes”, tha ai.

Ngjarja e rëndë që shkaktoi reagime të ashpra, ndodhi dy vite më parë për festën kombëtare të Greqisë, ku Kacifas qëlloi me armë në ajër dhe pasi pa që po afrohej patrulla e policisë, hapi zjarr dhe ndaj tyre.

Pas disa orëve shkëmbim zjarri, policia qëlloi mbi 35-vjeçarin duke e lënë të vdekur.

kacifas-665x556kacifasbularat-kacifas-varrimi-protesta (1)kacifas-bularatbularat-kacifaskacifasKonstanidinis Kacifas

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto