Dy transferimet e para të Koeman te Barcelona do të vijnë nga Ajax

18:01 24/08/20203min170
barca

Barcelona ditë më parë ka zyrtarizuar Ronald Koemanin si trajner për edicionin e ri.

Gjiganti katalunas e mori këtë vendim pasi shkarkuan trajnerin e mëparshëm Quique Setien.

Tekniku spanjoll pësoi debakël në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve 8-2 nga Bayern, që ishte eliminimi më i turpshëm i Barcelonës nga kjo garë.

Megjithatë tani ka filluar epoka Koeman, me holandezin që synon ta rikthejë Barcelonën te trofetë.

Foto: FC Barcelona/Twitter

Disa nga yjet e skuadrës si Luis Suarez, Jordi Alba, Sergio Busquets, Ivan Rakitic apo Gerard Pique pritet të largohen nga Camp Nou.

E mediat holandeze kanë zbuluar se dy transferimet e para të Koeman te Barcelona do të jenë nga Ajax Amsterdam.

Donny van de Beek . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Fjala është për mesfushorin e talentuar Donny Van de Beek si dhe mbrojtësin argjentinas Nicolas Tagliaficio.

Për reprezentuesin holandez duhet të shpenzohet një shumë prej 45 milionë euro, ndërkohë për mbrojtësin e majtë do të mjaftonin 20 milionë që Ajax ta lë të lirë.

Nicolas Tagliafico. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Gjatë kësaj jave, Barcelona pritet të fillojë kontaktet me Ajaxin për transferimin e dy yjeve në Camp Nou.

Kujtojmë që dy gjigantët evropianë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete, ku vitin e kaluar katalunasit transferuan Frenkie De Jongun nga Ajax.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto