Dy lojtarë të Atleticos infektohen me koronavirus

10:52 04/09/20201min93
Screenshot_1-1-2 (1)

Atletico e Madridit ka njoftuar se sulmuesi Diego Costa dhe mbrojtësi Santiago Arias kanë rezultuar pozitivë në testin e COVID-19.

Në deklaratën e publikuar nga klubi spanjoll thuhet se të dy lojtarët janë asimptomatikë dhe me shëndet të mirë, por, sipas rregulloreve shëndetësore, ata janë vetizoluar në mënyrë që të kufizojnë përhapjen e virusit.

“Los Colchoneros” zbulojnë se asnjë nga lojtarët nuk ka qenë në kontakt me shokët e tyre të skuadrës dhe të dy u janë nënshtruar testeve gjatë pushimeve.

Diego Costa dhe Arias nuk do të kthehen në kryeqytetin spanjoll derisa të vërtetohet klinikisht se virusi është eliminuar nga trupi i tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto