Dy laboratorë, një francez dhe një suedez, konfirmojnë helmimin e Alexei Navalnyt me Novichok

16:46 14/09/20202min56
koronavirus

Dy laboratorë të pavarur kanë konfirmuar gjetjet gjermane se Alexei Navalny ishte helmuar me Novichok.

Laboratorë të veçantë në Suedi dhe Francë gjetën se agjenti nervor sovjetik ishte përdorur për të helmuar liderin rus të opozitës, tha një zëdhënës i qeverisë gjermane.

Z. Navalny, një kritik i hapur i Vladimir Putin, është duke u trajtuar në një spital të Berlinit pasi u sëmur muajin e kaluar gjatë një fluturimi të brendshëm në Rusi.

Mostrat e marra nga politikani i opozitës janë dërguar gjithashtu në Organizatën për Parandalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Hagë për prova në laboratorët e tyre.

“Pavarësisht nga hetimet e OPCW, tre laboratorë tani kanë identifikuar në mënyrë të pavarur një agjent nervor ushtarak si shkakun e helmimit të Z. Navalny”, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert. “Ne përsërisim thirrjen tonë që Rusia të shpjegojë këto ngjarje”.

Mjekët e ushtrisë në spitalin Charite të Berlinit ishin të parët që thanë se Z. Navalny – i cili u zgjua nga koma javën e kaluar – ishte helmuar me Novichok.

Ndërkohë në anën tjetër, Rusia ka thënë se nuk kanë të dhëna se Navalny ishte helmuar.

Gjermania ka thënë se helmimi i Z. Navalny ishte një përpjekje për ta vrarë atë dhe ka kërcënuar të braktisë një projekt të përbashkët tubacioni nënujor të gazit me Rusinë nëse Moska nuk bashkëpunon me hetimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto