Durrës/ E spinuan në polici, kapet me doza kokaine në xhep 37-vjeçari

12:59 16/10/20202min143
Screenshot_63-1

Një 37-vjeçar me iniciale E.Z. është arrestuar në lagjen nr. 6 në Durrës, pasi është kapur me 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Policia mori informacion në rrugë operative dhe organizoi punën, duke bërë të mundur arrestimin e 37-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Vihet në pranga 37-vjeçari që posedonte dhe shpërndante lëndën narkotike.

Sekuestrohen 9 doza me lëndë narkotike kokainë gati për shitje.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë, ka organizuar punën për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

  1. E.Z., 37 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, në lagjen nr. 6, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto