‘Duan të shesin sapunin për djathë’ / Hajdari flet për kërcënime bën një zotim përpara shqiptarëve

15:42 22/09/20203min156
9dcd51e9516e52dde9555e279b57fc0e_L

Përfaqësuesja e opozitës parlamentare në Këshillin Politik, Rudina Hajdari ka folur mesditën e sotme në përfundim të mbledhjes, duke u shprehur se mazhoranca nuk i mbështet listat e hapura, por sipas saj kërkon që të shesë “sapunin për djathë”.

Hajdari ka vijuar më tej duke shtuar se do të vazhdojë betejën për lista të hapura duke shtuar se nuk do të lëkundet as përpara presioneve dhe shantazheve.

Prononcimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Gjiknuri i qëndron idesë që propozimi i tyre mbështet listat  e hapura ndërkohë që nuk është i vërtetë.

I pari i partisë ka ende fuqinë të zgjedhë ata deputetë që do të çojë në Kuvend. Po tallen me qytetarin. Propozimi i opozitës parlamentare është që listat të jenë të hapura 10% dhe partitë të tyre të bëjnë listën me kandidatët me një rend alfabetik.

Të shikojmë se kush nga kandidatët do të marrë më shumë vota dhe ai të shkojë në Kuvend. PS i mëshon po të njëjtit propozim. Duan të shesin sapunin për djathë. Nuk i gënjejmë më shqiptarët dhe nuk duhet të vazhdojmë me këtë histori. Problemi në Këshill është se anëtarët e  këshillit luftojnë për të çuar përpara  kërkesat e ngushta të kryetarëve të tyre.

Ka ardhur koha për diçka tjetër. Një politikan duhet ta çojë premtimin deri në fund. Sa i përket listave të hapura unë do ta vazhdoj këtë betejë dhe s’do të tërhiqem. Do bëj çdolloj sakrifice. Boll më me marrëveshje të fshehta pas shqiptarëve. Boll më me këto lloj abuzimesh.

Unë do e vazhdoj këtë betejë edhe pse do ketë nga ata që do më shantazhojnë dhe kërcënojnë që të negocioj për këtë propozim. Boll më me kryetarë që caktojnë ata deputetë që i servilosen ditë e natë.

Kush iu ka kërcënuar?

Zotohem para qytetarëve se nuk negocioj me asnjë palë derisa ata të bien dakord që listat duhet të jenë të hapura 100% dhe qytetari të vendosë se kush do jenë ata deputetë që duhet ti përfaqësojnë. Ka humbur demokracia në këtë vend. Propozimi ynë bën atë që ka kohë që i mungon vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto