“Duam më të mirët”, Hajnaj thirrje për aplikime si hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit/ Ja kur përfundon afati

13:22 18/09/20202min130
download-4-840x440-1-696x365

Aida Hajnaj e cila ka marrë prej pak ditësh është zyrtarizuar në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, u bën thirrje të gjithë personave të interesuar dhe që përmbushin kriteret të aplikojnë për pozicionin vakant për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Hajnaj gjithashtu thekson se afati përfundimtar për të aplikuar është 29 shtatori e se procesi do të jetë transparent.

MESAZHI NGA DREJTUESI i BYROSË KOMBËTARE TË HETIMIT:

Falenderoj kandidatët që kanë aplikuar deri në datën 18.09.2020.

Do të doja të ritheksoja edhe një herë që aplikimi për Pozicionin e Lirë të Punës për “Hetuesin”e BKH-së është një mundësi shumë e mirë për t`u zgjedhur si pjesë e ekipit të ri që do të punojë ngushtësisht dhe nën drejtimin e Prokurorëve të Posaçëm për të hetuar veprat penale në fushën e  korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe do të garantojë një strukturë të pavarur nga çdo ndikim i paligjshëm, i brendshëm apo i jashtëm.

SPAK ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve ose kandidateve që demonstrojnë lidership, integritet, profesionalizëm dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në Ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” të aplikojnë për këtë pozicion pune, para datës 29 shtator 2020. Shkoni tek njoftimi për këtë pozicion të lirë pune në website-in e BKH-së dhe ndiqni udhëzimet.

Ju sigurojmë që procesi i përzgjedhjes do të jetë i drejtë, objektiv dhe transparent.

Ne duam të përzgjedhim kandidatët/et më të mirë.

Ju inkurajoj të aplikoni.

Aida Veizaj (Hajnaj)

Drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto