Dua publikon fotot e ëmbla me njeriun e zemrës

10:55 13/11/20203min79
gettyimages-1189829409

Dua Lipa është një artistet me origjinë shqiptare e cila po zhvillon karrierën e saj jashtë vendit duke korrur sukses ndërkombëtar. Ajo ka qenë mjaft e komentuar për jetën e saj private pasi vetëm pak kohë më parë u shpërngul për të jetuar pranë të dashurit të saj, Anwar Hadid në ‘Los Angeles’.

Të dy kalojnë shumë kohë në praninë e njëri tjetrit dhe janë shfaqur mjaft të dashuruar, ndërkohë që së fundmi

Po qëndrojnë larg njëri tjetrit, për shkak të masave kufizuese që janë vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mallin për partnerin e saj Dua ka vendosur që ta ndajë dhe me fansat dhe ndjekësit në rrjete sociale.

Me anë të një fotografie personale, ku i dashuri e përqafon dhe e shtrëngon në pjesën e fytyrës, ajo na tregoi dhe njëherë marrëdhënien e ëmbël mes të dyve.

“Më mungon kjo”, kanë qenë fjalët e artistes krahas pamjeve intime me Anwar Hadid.


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto