Dua Lipa ndan imazhe të tjera pranë të dashurit nga festa e ditëlindjes së saj në Malibu

12:26 26/08/20204min123
dua

Ajo ka qenë e zënë ditëve të fundit duke festuar ditëlindjen e saj të 25-të.

Dhe Dua Lipa po vazhdon t’u dhurojë fansave pamje të reja nga kremtimi i ditëlindjes, derisa ka ndarë edhe disa fotografi në bikini, ku shfaqet me të dashurin Anwar Hadid, 21 vjeçar.

Këngëtarja britanike së pari publikoi një imazh me kitarë elektrike blu, teksa postimet i titulloi ‘mems’.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Pas kësaj, Dua solli të tjera selfie nga vendi ku po qëndronte me miqtë dhe partnerin në Malibu.

Në një fotografi, fituesja e ‘Grammy’ mori vëmendje në pozën me bikini duke theksuar linjat e tonifikuara trupore.

Dua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të me Anwar Hadid dhe miqtë e saj në Malibu, shfaq linjat trupore në bikiniDua Lipa festoi ditëlindjen e 25-të me Anwar Hadid dhe miqtë e saj në Malibu, shfaq linjat trupore në bikini

Diku tjetër, ajo postoi një foto me gjysmën tjetër të saj Anwar duke mbajtur anëtarin e tyre të ri, Dexter.

Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Instagram)

Ylli shqiptar ndërkohë para pak ditësh u zhvendos në Amerikë për të qenë më afër Anwar Hadid dhe familjes së tij.

Kjo pasi në çdo udhëtim i duhej të karantinohej për shkak të situatës së krijuar tash e disa muaj me COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto