Dronët ‘kamikazë’ të Izraelit po i japin përparësi Azerbajxhanit ndaj Armenisë? Mediat tregojnë se për çfarë bëhet fjalë!

22:48 10/10/20205min145
azeri-weapon-1-e1602230214633-780x439

Izraeli i ka dhënë Azerbajxhanit një “fuqi shtesë” në luftën e tij me Armeninë mbi enklavën e shkëputur të Nago-Karabakut duke i shitur asaj dronë, ndaj të cilëve forcat armene kanë shumë pak pajisje për tu mbrojtur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, në shpërthimet e fundit të luftimeve, Azerbajxhani ka përdorur ‘dronë kamikazë’ të prodhuar nga Izraeli që mund të godasin pozicione armene dhe artilerie armene, në terrenin malor të Nagorno-Karabakut.

Për shkak se ata mbanin pjesët strategjike të larta, tanket dhe artileria më parë e kishin pothuajse të pamundur për të depërtuar.

Dronët – të njohur gjithashtu si ‘dronë rrotullues’ – mund të rrethojnë një objektiv për orë të tëra dhe më pas të zhyten për tu vetë-shkatërruar me një ngarkesë eksplozivi.

Ndërsa Izraeli mban marrëdhënie diplomatike si me Azerbajxhanin me shumicë myslimane (edhe pse është një shtet sekular) dhe me Armeninë e krishterë, shitja e tyre tani është bërë një çështje e diskutueshme.

Si pasojë, javën e kaluar, Armenia tërhoqi ambasadorin e saj nga Izraeli në shenjë proteste ndaj “furnizimit të Azerbejxhanit me armë ultra-moderne”.

Masa u pa nga diplomatët si një pranim i heshtur se forcat armene po pësojnë humbje të mëdha në konflikt, i cili tashmë ka marrë të paktën 260 jetë njerëzish.

Komandantët në Nagorno-Karabak kanë konfirmuar të paktën 160 vdekje ushtarake, ndërsa Azerbajxhani nuk ka dhënë shifra të viktimave.

viktimave.

Të paktën dy dronë izraelitë kuptohet se janë përdorur nga Azerbajxhani në konflikt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto