Drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në mes të Vlorë, arrestohet në flagrancë 26 vjeçari

11:11 26/08/20202min152
Screenshot_2-36-696x375

Sekuestrohen drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në Vlorë, ndërkohë që, është arrestuar një 26 vjeçar i identifikuar si Andrea Dhiamandi.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike kanabis.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve pranë DVP Vlorë organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar  “Befasia”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë, në banesën e tij shtetasi A. Dh., 26 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi gjetën një armë zjarri kallashnikov, një sasi municioni luftarak prej 2395 fishekësh, si dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto