Drejtuesi i PD-së për Shijakun flet për tritolin në banesë: Ja si ndodhi ngjarja. Nuk kemi konflikte me askënd

12:37 24/05/20212min96
shperthimi-ne-shijak-1

Drejtuesi i PD-së për Shijakun, Igli Vora ka dalë sot në një deklaratë për mediat, ku ka sqaruar sulmin me tritol që ndodhi mbrëmë në banesën e tij.

Vora tha se në momentin kur ndodhi ngjarja ishin të gjithë na banesë. Mes të tjerash ai tha se si familje nuk kanë konflikte me askënd, përveç denoncimeve politike që mund kenë bërë kohë më parë.

“Ishte një tritol i shpërthyer pranë derës ku ne banojmë, rreth orës 21:50. Shpërtheu një fitil me lëndë plasëse të ndezur. Deri tani nuk dimë asgjë sa i përket pistës së hetimit. Policia e Shijakut dhe e Durrësit po hetojmë. Sa i përket politikës, unë ushtroj gjatë 3 viteve ushtroj detyrën e kryetarit në Shijak.”, -tha ai.

Sa i takon pyetjes nëse ngjarja bëhet fjalë për një konflikt që ka vëllai i tij, ai tha se nuk e beson këtë gjë. “Vëlla im është 16 vjeç. Nuk kemi konflikte me askënd. Përveç denoncimeve tona politike. Por duhet të presim. Ne jemi familje shumë e madhe. Jetojmë 12 persona në një banesë, bashkë me vëllain e madh dhe familjen e tij. Të trembur jemi shumë.”, pohoi ai për gazetaren e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Klodjana Haxhia.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto