Drejtues model e njeri me vlera të larta/Kush është Stefan Çipa drejtori i Entit Kombëtar të Banesave

18:59 21/09/20205min196
Stefan Cipa

I lindur në Sarandë në vitin 1959, Çipa studoi në Institution e Lartë Bujqësor për Shkenca Ekonomike, ndërsa i njohur në qytetin e lindjes është edhe për karrierën e tij sportive, ku për vite me radhë ka luajtur me ekipin e Butrinit tashmë tifozë i zjarrtë i tij.

Kushdo që e njehë Stefanin di se sa shumë e dashuron qytetin e Sarandës, qytet dashurinë për të cilin e tregoi gjatë kohës në të cilën shërbeu si kryetar bashkie, periudhë kjo gjatë të cilës gjurmët pozitive të punës së tij konstatohen lehtësishtë edhe sot. Po ashtu si vendlinjen e tij Stefan Çipa respekton edhe Kukësin e veçanërishtë zonën e Bicaj-t në të cilën ka punuar në vitet e para të dipllomimit të tij, të njëjtin respekt ruajnë e përcjellin edhe banorët e kësaj zone për Stefanin.

Me ardhjen e pluralizmit, në vitin 1991 zgjidhet Kryetar i Komitetit Ekzekutiv pluralist në Sarandë, ndërsa pas trazirave të vitit 1997 zgjidhet për herë deputet i Sarandës. Sarandiotët i besuan edhe dy mandate të tjera, atë të vitit 2001 dhe atë të vitit 2005, kur Partia Socialiste kaloi në opozitë. Si një politikan i angazhuar dhe jo i përfolur për afera korruptive, mori postin e Ministrit të Brendshëm në kabinetin “Majko 2”, duke pasuar në këtë post një personazh si Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit, një prej anëtarëve të Byrosë Politike gjatë viteve të fundit të komunizmit. Për shkak të konflikteve mes grupimeve në Partinë Socialiste të atyre viteve, qeveria “Majko 2” zgjati vetëm gjashtë muaj dhe po kaq edhe mandati i Stefan Çipës.

 

Stefan-Cipa-Kryetar-i-Bashkise-Sarande | RadioNacional.Al

 

Me ndryshimin e ligjit elektoral, Edi Rama nuk e kandidon në listën shumë-emërore të vitit 2009. Pas tre mandatesh, Çipa nuk ishte më deputet i Sarandës, por do të rikthehej aty në vitin 2011 si kryebashkiak. Në zgjedhjet lokale ai mundi thellë demokratin Edmond Gjoka, që administronte qytetin prej vitit 2003, kohë që përkon edhe me betonizimin e skajshëm të qytetit të Sarandës. Në krye të qytetit bregdetar, Çipa punoi në lirimin e plazheve publike dhe rregullimin e hapësirave urbane.

Megjithëse të gjithë prisnin rikandidimin e tij në lokalet e vitit 2015, një gjë e tillë nuk ndodhi. Sipas zërave të atëhershëm, shkak u bënë konfliktet me Koço Kokëdhimin, atëherë deputet me shumë influencë në zonën e jugut për shkak të lidhjeve të ngushta me kryeministrin Rama. Megjithatë Çipa u angazhua në fushatën e kandidates socialiste Koka, duke kontribuar në fitoren e së majtës.

Më 13 janar të vitit 2016, Edi Rama e rikthen në Ministrinë e Brendshme, por këtë herë si zëvendësministër. Këtë post e mbajti deri në konstituimin e qeverisë “Rama 2”, në shtator të vitit 2017, ndërsa ka mbajtur edhe postin e Sekretarit për Emigracionin në Partinë Socialiste.

Një revolucion të vërtetë shkaktoi në drejtimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve ku në një kohë të shkurtër arriti të realizojë punë të cilat hapën një prespektivë të shkëlqyer për këtë institucion.

Sot në drejtim të Entit Kombëtar të Banesave vazhdon po njësoj duke kontribuar jo vetëm në rezultate të momentit por duke skalitur edhe të ardhmen me qëllim që institucionit dhe vendit ti trashgohet vlera e prespektiva më e denjë burokratike të cilën njerzit me vizion e cilësi lideri dinë të japin në shërbim të qytetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto