Drejtori i Policisë jep detaje për ngjarjen e rëndë në Tiranë, pista kryesore ajo e hakmarrjes. Dyshohet se i plagosuri…

20:34 15/09/20207min94
Rebani JAUPI

Drejtori i Policisë së Tiranës, Rebai Jaupaj ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka tronditur kryeqytetin pasditen e sotme.

Si pasojë e shpërthimit në ish-nënstacionin e fundit të Tiranës së Re, mbeti i plagosur Preng Gjini, vëllai i Armando Gjinit, që një vit më parë këtij të fundit iu bë atentat në qendër të Rrëshenit.

“Në orën 19:00 sapo mjeti është futur në urë me drejtues Preg Gjini ka ndodhur një shpërthim që dyshohet me lëndë plasëse. Është ngritur grupi hetimor me specialistë të krimeve të rënda”, tha Jaupaj.

I pyetur për pistat e hetimi, Jaupaj tha se nuk mund të japë prononcim për këtë pasi është ende në hetim çështja, por dyshohet pista e hakmarrjes mes Preng Gjinit dhe personave jashtë Tirane.

“Nuk dua të  bëj me dije në këto momente sepse ne organizohemi për kontrolle në vijimësi por ka pista për një hakmarrje midis personit që është dëmtuar dhe disa qytetarëve të tjera jashtë Tiranës”, deklaroi Jaupaj.

I plagosuri Preg Gjini aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe është futur në sallën e operacionit, por ka shpresa për rikuperimin e tij, ndonëse gjendja paraqitet tejet e rëndë.

“Nga ky shpërthim i dëmtuari është futur në sallën e operimit dhe kemi shpresa për rikuperim.  Kemi dhe një kalimtar, shtetas italian të dëmtuar lehtë”, u shpreh Jaupaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


Rreth Nesh

Pusullashqiptare.al vjen si një iniciativë gazetarësh të rinj që parim themelor kanë informimin e publikut në mënyrë të paanshme. Ne do të jemi gjithmonë të pavarur, të vërtetë, në krah të interesit publik.


Kontakto